22:28 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arratisja skandaloze e shqiptarit në Portin e Durrësit, policia reagon për ngjarjen

16:40 | 10/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDAL, shqiptari i shpallur në kërkim arrin t’i shpëtojë policisë në portin e Durrësit

Policia jep detaje të tjera mbi arratisjen e shqiptarit Armando Nikolin Ndreu, të cilin policia italiane e solli në Shqipëri, mirëpo sapo ka arritur në portin e Durrësit ai ka mundur të arratiset.

Sipas policisë në tragetin e linjës Bari-Durrës  ishin 13 persona të kthyer nga INAD, por 27-vjeçari mungonte. Ai zyrtarisht nuk rezulton të ketë zbritur me tragetin që ka mbërritur këtë mëngjes në port. 

Ndreu ishte shpallur në kërkim që prej 08.03. 2017 ndërkohë që nga Shqipëria për herë të fundit rezulton të ketë dalë më 18.08.2016.

SQARIMI I POLICISË
Në datë 10.06.2017, në tragetin “RIGEL II”, të linjës Bari – Durrës, në listën e personave të kthyer INAD (persona me probleme në një nga vendet e hapësirës Shengen), figuronin 11 persona të rritur dhe 2 të mitur. Me mbërritjen e tragetit është marrë praktika nga përgjegjësi i turnit të Policisë Kufitare me qëllim marrjen në dorëzim të personave INAD, por nga verifikimi fizik i personave ka rezultuar se nga personat e kthyer INAD mungonte shtetasi A.N. 27 vjeç, i cili kishte ekspuls në zonën Shengen. Menjëherë përgjegjësi i turnit ka vënë në dijeni agjentin Agjencisë në lidhje me këtë fakt dhe i është kërkuar që të njoftoje kapitenin e tragetit për mungesën e shtetasit të mësipërm.

Nga ana e Policisë Kufitare u morën masa dhe u përforcua shërbimi, me qëllim kontrollin e imtësishëm të mjeteve dhe pasagjerëve, për të bërë të mundur kapjen e tij në hyrje. Deri tani nuk rezulton që personi në kërkim të ketë dalë nga trageti. Nga verifikimet në sisitemin TIMS rezulton se shtetasi A. N., më datë 08.06.2017 është shpallur person në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, në bashkëpunim, parashikuar në nenin 236/2 të Kodit Penal. Shtetasi i mësipërm, për herë të fundit nga Republika e Shqipërisë ka dalë më datë 18.08.2016, nga Pika Kufitare Muriqan, i rregjistruar në sistemin TIMS. Nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Durrës- Bari, të datës 08.06.2017, shtetasi A. N. rezulton i regjistruar në këtë listë dhe sipas verifikimit të bërë në sistemin e kontrollit të biletave, i cili ndodhet brenda terminalit të pasagjerëve rezulton se ky shtetas ka çekuar në datë 08.06.2017 në ora 21:32, duke shmangur kontrollin e Policisë.

Gjithashtu nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Bari – Durrës, të datës 09.06.2017, shtetasi A.N. figuron i regjistruar në këtë listë si pasagjer. Ju bëjmë me dije se për këtë shtetas në sistemin TIMS nuk ka rregjistrim dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, konkretisht nga Durrësi më datë 08.06.2017. Në lidhje me këtë ngjarje krahas veprimeve dhe verifikimeve të para të kryera nga Policia e Kufirit Durrës, është njoftuar menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku nga ana e tyre ka nisur menjëherë hetimi penal. Policia e Shtetit në bashkëpunim me ShÇBA- në po vazhdon procedurat për zbardhjen e rrethanave të shmangies së kontrollit të policisë nga ky shtetas, si dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore në rast se do ketë persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

(D.D/Shuplaka)

Etiketa: durresporti
Pas

Basha kujton pas 10 viteve vizitën e ish-presidentit amerikan Georg W Bush

Para

“Futja po*dhës gri sallatë, sa të shkojë dhe kjo fushatë”, si ia kthen Rama komentuesit, zbulon edhe pse është tifoz i Juventusit

Para
“E pe si protestoi e djathta pa dhunë?” Rama-komentuesit: Të marrsha të keqen unë ty

“Futja po*dhës gri sallatë, sa të shkojë dhe kjo fushatë”, si ia kthen Rama komentuesit, zbulon edhe pse është tifoz i Juventusit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.