Tre prej katër shqiptarëve të arratisur me bujë prej burgjeve greke janëqëndrojnë në arrati, ngjarje të cilat kanë shkaktuar mjaft polemika tek policia helene.
E teksa njëri prej tyre është kapur, tre të tjerë vijojnë të jenë në arrati dhe të kenë humbur gjurmët.
Deri pak orë më parë ishim njohur vetëm me mënyrën se si shqiptarët kishin arritur të arratiseshin, por se cilët janë ata dhe akuzat që rëndonin mbi të rinjtë, ende nuk ishin bërë të ditura, raportojnë mediat greke.
I arratisuri i parë akuzohet për vrasjen e një greku 30 vjeçar si dhe plagosjes së vellait të tij 32-vjeçar. Viktimë e tentativës për grabitjen e makinës luksoze është një shef i njohur kuzhine, Niko Paputsidaki.
Shqiptari i arrestuar kaloi nga një burg në tjetrin, pasi transferohej për shkak të rrëmujës dhe sherreve që shkaktonte.
I arratisuri i dytë u arrestua si pjesë e bandës që në prill 2018 grabiti banesën e këngëtarit Lefteri Pantazi ku mori 1000 euro dhe ora me vlerë 150 mijë euro.
I arratisuri i tretë është një nga pjesëmarrësit në përleshjen e marsit 2018 në psikiatrinë e burgut të Koridhalos, ku u vra një grek nga shqiptari tjetër që u arratis pak ditë më parë, Albiano Xhezairi.
Dy nga shqiptarët e arratisur nga burgu Petru Rali në Athinë, të cilët janë identifikuar, janë Endrit Canaj e Xhelo Hasani.