Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ‘ arrest me burg’ për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika.
Pavarësish argumentimit të avokatëve, trupi gjykues ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Xhikën, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion aktiv’. Dashamir Xhika po hetohet për abuzime me tenderin e aksit rrugor Elbasan- Gjinar.
Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. (B.H/Faxweb)