06:31 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrest me burg autorit të atentatit ndaj gruas në Shkodër, ajo akuzon kunatin që i vrau motrën

11:01 | 23/02/2017
në Flash, Te Gjitha
0
Arrest me burg autorit të atentatit ndaj gruas në Shkodër, ajo akuzon  kunatin që i vrau motrën

Gjykata në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shkëlzen Xhenja, të dyshuarin kryesor për atentatin e pak ditëve më parë ndaj shtetases Flutura Muça në Shkodër.

Ky vendim i gjykatës nuk është mirëpritur nga i pandehuri dhe avokati mbrojtës i tij. “Nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur Xhenja, ndërkohë që avokati F. Kadrija shprehet se Prokuroria nuk ka asnjë provë për të kërkuar këtë masë sigurie.

49-vjeçarja u plagos me armë pak ditë më parë në dyqanin e saj në lagjen “Rus” në Shkodër, ku mbeti e plagosur në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi më 18 shkurt në Shkodër dhe fillimisht u raportua se shitësja e dyqanit ishte një e plagosur e rastësishme, por nga hetimet e mëvonshme të policisë u ngritën dyshimet për atentat.

Në deklaratën e saj, Flutura Muça akuzoi kunatin e saj, Sadetin Sula, të cilin e akuzon për vrasjen një vit më parë të motrës së saj, Suela Muça 38 vjeçe. Ngjarja ndodhi në prill të vitit të kaluar në biznesin e tyre familjar, mobileri “Europa”. 

Sula aktualisht është i arrestuar pasi më 18 prill të vitit të kaluar, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Suela Muça.

Pikërisht kjo ngjarje mund të jetë zanafilla e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj 49¬vjeçares Flutura Muça. Kjo, pasi kjo e fundit e ka akuzuar Sadetin Sulën për vrasjen e së motrës dhe familjet kanë qenë në konflikt gjatë gjithë kësaj kohe, sepse Sula e mohon krimin. Policia bëri të ditur se Flutura Muça u plagos teksa ishte në punë, duke shitur në një dyqan elektroshtëpiakesh, në lagjen “Partizani”. Ka qenë ora rreth 12:30 e datës 18 shkurt, kur dy persona me motoçikletë i janë afruar 49-vjeçares dhe njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në trup.

Konfliktet mes dy familjeve kanë vazhduar pasi Sula, i cili ndodhet në “arrest me burg” nuk e pranon krimin. (XH.A/SHUPLAKA)

(Suela Muça dhe Sadetin Sula)

Etiketa: arrest me burgatentatplagosjaShkoder
Pas

Lubonja: Libri, manipulim publik, të zbardhen lidhjet e tij me Sigurimin. Kadare: Nuk të marr seriozisht, turp i madh

Para

“Karshillëku i Bashës i shkakton Metës vetëm gudulisje në fund të barkut”

Para
Sokol Balla rrëfen marrëdhënien me fëmijët: S’e kam luksin të jem baba i rreptë

"Karshillëku i Bashës i shkakton Metës vetëm gudulisje në fund të barkut"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.