Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Anna Malajn dhe Emiljano Grëmbin.
Ndërkohë që raportohet se të dy shtetasit (kushërinj) janë shprehur se ndihen të penduar. Anna Malaj ka pohuar se ka dy fëmijë të mitur për të rritur e vetme dhe se është në gjendje të vështirë ekonomike
Te dy, edhe Anna Malaj edhe Emiljano Grëmbi e kanë pranuar se kanë qene autorët e grabitjes së karburantit në Levan të Fierit më datë 2 korrik dhe të dy tentativave të tjera ne Ballsh e Fier. Ata janë shprehur se në grabitjen e parë kanë qene të dehur. Ndërsa dy grabitjet e tjera i kanë tentuar se kishin nevojë për para shkruan Faxweb.
Të dy këta shtetas ( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.
Në dëshminë e saj ajo ka deklaruar se gjithçka ka nisur për hakmarrje, pasi sipas saj punojnësi i karburantit nuk i ka kthyer kusurin. Dhe pasi ka festuar ditëlindjen ajo ka vendosur që të grabisë pikën e karburantit nën kërcënimin e armës së bashku me kushëririn e saj.
Gjithashtu të dy këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin dhe dy pika të tjera karburantesh.
Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.
Si dhe në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.
Ndërkohë që nëna e Emiljano Grëmbit, Fetije Grëmbi është shprehur për Fax News se djalin ja ka pëfshirë Anna në grabitje.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post