Prokuroria e Vlorës ka kërkuar masën e arrestit të shtëpisë nën mbikqyrje elektronike për shoferin e aksidentit në rrugën e Lungomares, ku humbi jetën 18 vjeçari Kristi Panajoti. Ai gjendet në spitalin e Vlorës, ku gjendet i shtruar si pasojë e plagëve të marra. Kjo mendohet të jetë shkaku dhe i arrestit në kushtet e shtëpisë pasi i riu nuk e ka marrë veten nga aksidenti.
Masa e arrestit me burg pritet të jepet për dy inxhinierët e tjerë të arrestuar.
Ndërkohë sot Policia e Vlorës ka arrestuar shefin e Hetimeve të aksidentit pasi dyshohet të ketë ushtruar presion mbi shoferin. Denoncimi ka ardhur nga familjarët e të plagosurit dhe babai i Viktimës Panajoti.
Discussion about this post