Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon veprimet për goditjen e veprave penale në territorin e saj. Si rezultat i punës së specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatet Fier dhe Lushnjë, janë marrë këto masa:
-
Në Fier, u arrestua në flagrancë S. T., 65 vjeç, banues në fshatin Sheq Musalalaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
-
Po në Fier, nisi procedim penal ndaj K. H., 44 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
-
Në Lushnjë, nisi procedim penal ndaj M. L., 52 vjeç, banues në qytet, pasi ka kallëzuar një shtetas se e kanos në lidhje me pagesën për një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.