12:46 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arreste dhe heqje patentash, Policia Rrugore ‘’kërcënon” dhe qytetarët që nuk respektojnë rregullat

12:29 | 18/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arreste dhe heqje patentash, Policia Rrugore ‘’kërcënon” dhe qytetarët që nuk respektojnë rregullat

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën, për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalimet dhe manovrimet e gabuara në rrugë, atyre që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, atyre pa leje dejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, shkeljet e semaforit, rastet e mitdhënies, etj.

Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit , në zbatim të planit të masave për kontrollin e ciklomotorëve dhe motomjeteve, për përdorimin e kaskave mbrojtëse dhe dokumentacionin përkatës, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, është goditur një rast i mitëdhënies ku është arrestuar në flagrancë drejtuesi i motoçiketës në tentativë për të korruptuar punonjësin e policisë me qëllim shmangien e masës administrative.

Policia Rrugore ka konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur duke variuar nga 1.4 Mg/L deri në 1.61 Mg/L.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 5 drejtues mjetesh për drejtim të automjetit pa leje drejtmi.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur gjithsej 634 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto:

66 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
42 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse,
37 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
30 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
25 masa për parakalim të gabuar,
11 masa për shkelje të semaforit,
10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 
dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat: 30 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për pije alkoolike, e 11 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit por dhe në ditët e kaluara ka konstatuar se dhe nga qytetarët ka shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, ku qytetarët nuk respektojnë vijat e bardha, mbikalimet në ato vende ku ka, nuk respektojnë semaforin, apo nuk kontrollojnë rrugën për të kaluar nga një krah në krahun tjetër në ato vende ku mungon semafori.

Policia Rrugore në ditët në vijim do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj qytetarëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sikundër do të intensifikojmë akoma më shumë masat në drejtim të parandalimit dhe ndëshkimit të atyre drejtuesëve të automjeteve që nuk respektojnë të drejtën e këmbësorëve në vijat e baradha, apo ku mungojnë vijat e bardha dhe semaforët nuk i japin përparësi kalimit të këmbësorëve.

Policia Rrugore iu bën thirrje të gjithë drejtuesëve të automjeteve, të mos ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos bëjnë maovrime të gabuara në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pasi masat penalizuese do jenë ekstreme, rrugët monitorohen me radarë dhe me shërbime të Policisë Rrugore.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: arresteheqje patentashpolicia rrugoreqytetaret
Pas

Dorëheqja e ministrave, reagon Rama: U mbytën në lugën e ujit të politikës, suksese të mëtejshme në jetë!

Para

Trump emëron Drejtoreshë të Komunikimit një ish-modele 28-vjeçare, mike të vajzës së tij

Para
Trump emëron Drejtoreshë të Komunikimit një ish-modele 28-vjeçare, mike të vajzës së tij

Trump emëron Drejtoreshë të Komunikimit një ish-modele 28-vjeçare, mike të vajzës së tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Me këtë vizitë kemi bërë progres”, Rama konferencë të përbashkët me Keir Starmer: Të lidhur për dy çështje kryesore

Vajza godet me thikë babanë pas sherrit në Vlorë

Spiropali pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Shqipëria, drejt BE-së me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë

Velipojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, zbardhen 1 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje.

Makina përplas për vdekje 50-vjeçaren në Kavajë

Fitorja e PS/ Veliaj reagon nga qelia: Kjo valë mbështetje fshiu çdo baltë ndaj PS! Shqiptarët i treguan vendin personazhit grotesk që rikthehet si ‘ofertë e re’

E PLOTË/ Kush janë 140 kandidatët që aktualisht fitojnë mandatin e deputetit

Përfundon numërimi në burgun 302 në Tiranë, si ndahen votat mes PS dhe PD

Vonesat në numërim, KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të përfundojë brenda orës 24:00! Nxisni anëtarët të ndihmojnë me numërimin

Starmer vizitë në Durrës, Hoxha: Me Britaninë kemi ndërtuar sukses në luftën kundër migracionit të paligjshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.