Qytetarët e Elbasanit ishin sot dëshmitar i një arrestimi të beftë në qendër të qytetit, teksa ra në prangat e bluve Thanas Beko, një person me precedent të mëparshëm kriminal.
Burime zyrtare thonë për Fax News se Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër por pa e cilësuar konkretisht natyrën e konfliktit dhe personin tjetër.
Fax Neës ka siguruar momentin e ndalimit të Thanas Bekos sot, i cili pas ndalimit futet brenda mjetit tip Range të policisë. Sikundër shihet nga pamjet ai nuk kundërshton por i drejtohet rajonit të policisë për tu marrë në pyetje ndërsa materialet për këtë cështje do ti referohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2019 Bejko u akuzua për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.
Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë pasi në vend që të qendronte në banesë u konstatua nga policia në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.
Por i arrestuari i sotëm mësohet se është i afërm i Ilir Bekos, pronarit te disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019 iu gjetën 15 armë zjarri në ambientet e karburantit të tij në Papër.
Asokohe Ilir Bejko deklaroi s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë ndaj u la i lirë nga gjykata kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra.