19:35 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Arrestime dhe bastisje të grupi të dyshuar terrorist

17:52 | 21/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestime dhe bastisje të grupi të dyshuar terrorist

Pesë të rinj u arrestuan herët sot (21 maj) me urdhër të Zyrës së Prokurorit Federal gjerman. Ndërkohë po kryhen bastisje në landet Mecklenburg-Pomerani, Brandenburg, Hesen dhe Turingi.

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se janë anëtarë ose mbështetës të grupit të quajtur “Vala e Fundit e Mbrojtjes” – ndoshta grupit më radikal të të rinjve ekstremistë të krahut të djathtëpër momentin, i cili është rritur shumë kohët e fundit.

Në të njëjtën kohë, termi “grup rinor” tingëllon si eufemizëm dhe i parrezikshëm, sepse bëhet fjalë për akte të rënda kriminale: sipas vlerësimit të Zyrës së Prokurorit Federal, bëhet fjalë për një organizatë terroriste ekstremiste të krahut të djathtë.

Të dyshuarit më të rinj janë vetëm 15 vjeç
Tre anëtarë të tjerë janë arrestuar më parë dhe janë në paraburgim. Ndërsa pesë të tjerët janë ndaluar sot. Dy prej tyre janë 15-vjeçarë nga Brandenburgu, të tjerët janë 18 dhe 21 vjeç. Të gjithë ata akuzohen për planifikimin ose kryerjen e sulmeve.

Akuza: Planifikimi i një sulmi me bomba

Dy nxënës të shkollës së mesme 15-vjeçare nga Brandenburgu akuzohen se i kanë vënë zjarrin një qendre kulturore në Altdöbern, në rrethin e Oberspreewald-Lausitz, në tetor. Dy të rinj të tjerë nga Turingia dyshohet se kanë kryer një sulm ndaj një vendstrehimirefugjatësh në Schmölln, në lagjen Altenburger Land. Në fillim të janarit, u thyen dritaret dhe ndërtesa u qëllua me piroteknikë.

Një 21-vjeçar nga Saksonia dyshohet se planifikoi një sulm ndaj një vendstrehimi për azilkërkues në Senftenberg. Për këtë qëllim, sipas akuzave, ai siguroi mjete me efekt të lartë shpërthyes.

Me pesë arrestimet e sotme, hetuesit kanë identifikuar tetë individë si aktorë kryesorë. Të gjithë janë zyrtarisht të dyshuar. Dy jetojnë në Mecklenburg-Pomerani, një në Hesen.

Organizimi i aksioneve

Sipas hetuesve, “Vala e fundit e mbrojtjes” organizohet kryesisht përmes grupeve në rrjete. Përveç grupit kryesor të komunikimit, ekzistojnë edhe nëngrupe, sipas autoriteteve. Kushdo që dëshiron të jetë anëtar i grupit, duhet të dëshmohet se ka kryer një vepër penale – për shembull, duke rrahur një emigrant, nëse ka vënë ndonjë zjarr apo ka bërë ndonjë vepër tjetër.

Si provë, krimi duhet të regjistrohet. Ata lartësojnë në biseda nacionalsocializmin dhe nxisin dhunë masive. Përveç kësaj, tema është edhe e ashtuquajtura “gjuetia e pedofilëve”, domethënë ekspozimi publik i pedofilëve me qëllim publikimin e emrave dhe adresave të tyre.

Jo të gjithë anëtarët janë identifikuar ende

Sipas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë, rreth 200 persona janë aktivë në bisedat “Vala e fundit e mbrojtjes” në të gjithë Gjermaninë. Një numër i madh prej tyre akoma nuk janë identifikuar. Prokurori federal mori përsipër çështjen në fund të prillit dhe e klasifikoi grupin si një organizatë terroriste. Hetimet e kryera në lande janë koordinuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale, në një grup hetimor të quajtur “Deich”.

Ka dhe grupe të tjera

Ky grup nuk është i vetmi i këtij lloji – megjithëse është ndoshta më i rrezikshmi për momentin. Vitet e fundit janë krijuar shumë grupe të të rinjve ekstremistë të krahut të djathtë, duke përfshirë grupe të tilla si “Rinia Gjermane Përpara”, “Rebelimi i Elbeland” ose “Njësia Gjermane e Sulmit” etj. Anëtarët shpesh janë ende adoleshentë.

Ministria Federale e Brendshme dje ka paraqitur shifrat për krimet e motivuara motivuar politikisht gjatë vitit të kaluar. Këto shifra pasqyrojnë klimën shoqërore në të cilën formohen grupe të tilla. Gjatë vitit të kaluar janë shënuar rreth 84.000 vepra kriminale me motive politike, që është një rritje prej rreth 40%. Më së shumti dhunë vjen aktualisht nga krahu i djathtë ekstremist.

Pas

52 vjet nga revolta e Spaçit, ish-të dënuarit kujtojnë ferrin

Para

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e ICITAP-it amerikan

Para
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e ICITAP-it amerikan

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e ICITAP-it amerikan

 



Të Fundit

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me Mauritiusin për Ishujt Chagos

Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania dërgon trupa të përhershme jashtë vendit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.