Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka komentuar arrestimet më të fundit nga Policia e Shtetit. Alibeaj nuk kursen akuzat për kren e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun të cilin e cilëson si vegla e kryeministrit Edi Rama.
Deputeti thekson se lista me 300 emra të fortish, nuk ka realisht asnjë kriminel nga bota e krimit. Alibeaj thekson se policia po mban të lirë Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe shumë emra të tjerë me lidhje të forta me qeverinë Rama.
“Policia e Shtetit në 5 vitet e drejtuara nga Rama ka vepruar si një organizatë në mbrojtje të krimit me lidhje politike. Tani po bëhet vegla më e shëmtua e propagandës së kreyministrit. Lista e ashtuquajtur me 300 të fortë nuk ka asnjë emër krimineli asnjë emër të të forti nga ata që realisht drejtojnë bandat e krimit. Drejtori i Përgjigjshëm i Policisë së Shtetit i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës, Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës janë zgjedhur të bëjnë megafonin e Edi Ramës.
Është fakt që Vangjush Dako është kapur në përgjime me disa kriminele. Është fakt që Qazim Sejdini vazhdon të jetë i lirë pavarësisht lidhjes me bandat. Është fakt që Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, Çyrbja dhe Ulsi Manja janë pjesë e dosjes ku të gjithë janë përfshirë.
Në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë ndaj bosëve të krimit, për sa kohë që këta të fundit janë të ulur bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit”, u shpreh deputeti.
(J.D/Faxweb.al)