Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 4 personat e arrestuar dy ditë më parë gjatë operacionit të policisë në disa nga lagjet më të rrezikshme të qytetit.
Gjykata ka vendosur arrest me burg 30 ditor për Ilir Rustemi (Bajri), Emrah Plaku, Astmer Bilali, Erogen Brajoviç.
Ndërkohë për Astmer Bilalin gjykata ka vendosur arrest shtëpie. Akuza për të arrestuarit është ngritur vetëm për disa fisheke. Armët nuk thuhet kujt dhe ku janë gjetur.
Afati 30 ditor është lënë derisa të vijnë aktet e ekspertimit të prokurorisë për disa fisheke të gjetur.
Avokatët kane pretenduar lirim të menjëhershëm pasi prokuroria nuk disponon asnjë provë për implikimin e tyre në vepra penale.
(M.Q/Faxweb)