20:06 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimet me dhunë në Kukës, Basha: Poshtërimi publik që Rama iu bëri qytetarëve…

14:28 | 01/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gabimi frojdian i Bashës që rrezikon ta mundë përjetësisht…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me atë që po ndodh gjatë ditës së sotme në Kukës.

Basha ka dënuar ashpër arrestimet e qytetarëve në mes të natës, ndërsa ka komentuar dhe etiketimet e kryeministrit Rama ndaj qytetarëve.

Reagimi i Bashës: Dënoj ashpërsisht arrestimet në mes të natës të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në Tiranë, të gjitha të kryera në shkelje të të drejtave të tyre themelore.

Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës.

Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre.

Policia dhe prokuroria janë të dorëzuara para trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar por po keqpërdoren kundër qytetarëve që protestojnë kundër një tarife korruptive që i grabit, varfëron dhe i izolon për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij.

Tarifa e Rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim: të grabisë qytetarët për të pasuruar Edi Ramën, i cili shpërdoron dhe vjedh 200 milionë euro taksë qarkullimi cdo vit për mirëmbajtjen. Edi Rama duhet të japë llogari se pse i shpërdoron dhe nuk i përdor këto fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.

Vjedhja dhe shpërdorimi i fondit 200 milionë euro është arsyeja pse Rama vendosi tarifën nga 5 në 32 Euro në Rrugën e Kombit. Do të mjaftonte një e dhjeta e këtij fondi për këtë mirëmbajtje. Rama zhvat qytetarët me tarifën e Rrugës së Kombit për të mbuluar vjedhjen e fondit 200 milionë euro në vit.

Tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet. 
Protestuesit e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen. Dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen

Partia Demokratike mbështet qytetarët dhe të drejtat e tyre dhe do jetë me ta në çdo moment.

(E.K/faxweb.al)

Etiketa: Bashalulzim basha
Pas

Terr i plotë për familjarët, Spaho: 23 të arrestuarit janë transferuar në Tiranë, ja pse

Para

U përfol për lidhje me një djalë bjond, Greta Koçi tregon se si qëndron e vërteta

Para
U përfol për lidhje me një djalë bjond, Greta Koçi tregon se si qëndron e vërteta

U përfol për lidhje me një djalë bjond, Greta Koçi tregon se si qëndron e vërteta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin Ajatollah Ali Khamenei

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar, aq më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s’do ta ndalin integrimin

Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

Bashkëpunim kundër krimit –Tiranë, Forumi i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Rajonit

Sulmet ajrore me dronë e raketa, si Izraeli po shkatërron infrastrukturën bërthamore të Iranit

“Fortesa bërthamore” e Iranit nën tokë sfidon Izraelin! Pse Fordow është i paprekshëm edhe nga bombat më të fuqishme ajrore

Presidenti Rumen Radev: Bullgaria mbështet integrimin europian të rajonit

Raporti i OBSH: Sëmundjet kronike të frymëmarrjes, mbi 80 mln të prekur në Evropë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.