Burime nga policia e Shteti për Fax News, bëjnë me dije se në Tiranë janë transportuar 11 persona nga 23 të arrestuarit pas protestës së zhvilluar dje në Kukës.
Arsyet pse janë transportuar drejt Tiranës nuk dihen ende. Ndërkohë policia në Kukës po merr masat për protestën që do të zhvillohet para komisariatit në orën 16:00.
Pas protestës së djeshme, policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Kukes për 23 shtetas.
Sipas njoftimit të policisë ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar ne date 31 mars në Rrugën e Kombit, prane Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post