Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg kreun e grupit të prostitucionit Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, si dhe 7 anëtarët e tjerë të grupit të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Balerina’.
Tota dhe personat e tjerë të arrestuar kërkonin ndryshimin e masës së sigurisë, por gjykata e ka refuzuar duke e lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për 50 vjeçarin banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Gjyqtarja e çështjes Izabela Radovani ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur me justifikimin se kishte arsye personale.
Ata akuzohen për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.
Në një prononcim për ”Fax News” vëllai i Totës shprehet se Prokuroria iu ka sekuestruar atyre ambjentet e shtëpisë, ndërsa thotë se akuzat ndaj Frederikës janë të pavërteta.
‘’Na kanë konfiskuar pasurinë e familjes. Flemë në farefis, na kanë marrë edhe lekët e shtëpisë. nUk na lënë që të marrim as lekët e shtëpisë nga banesa. As vëllanë nuk e takojmë dot, ai ka pasur një biznes të ligjshëm dhe akuzat janë të pavërteta. Vëllai im ka qenë sportist, ndaj edhe e quajnë të fortë. Por Shkodra ka të fortë të therë”, u shpreh vëllai i Frederik Tatës, Viliami.
(E.K/FAXWEB)