Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan paralajmëron se kudo që gjenden njerëz të organizatës së FETO-s do të kapen dhe do sillen në Turqi.
“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdoğan.
Ndërkohë që në Kosovë në Kuvend po diskutohet në lidhje me këtë temë ku vetëm pak më parë kryeminstri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e iteligjencës pasi ai nuk ishte i informuar për këtë operacion. (B.H/Faxweb)