16:16 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i 2 mjekëve/ Kolegët e tyre në protestë: Vendim i paligjshëm, nuk ka dalë ende raporti

14:46 | 23/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i 2 mjekëve/ Kolegët e tyre në protestë: Vendim i paligjshëm, nuk ka dalë ende raporti

Mjekët e Spitalit të Elbasanit kanë dalë para spitalit të këtij qyteti duke shprehur indinjatën dhe shqetësimin e tyre në lidhje me arrestimin e dy mjekëve që trajtuan rastin e  Rexhina Debrovës, e cila humbi jetën pas një lindjeje me operacion në spitalin e Elbasanit mesditën e djeshme.

Mjekët thonë se arrestimi i dy kolegëve të tyre është i padrejtë pas është bërë në një kohë kur ende nuk ka dalë raporti mjeko-ligjor që vërteton fajësinë e tyre.

Në emër të mjekëve foli njëri prej tyre i cili deklaroi se ata nuk po mbrojnë askënd me përgjegjësi ligjore, por mbrojnë kolegët e tyre që janë arrestuar pa të drejtë.

“Shprehim ngushëllimin e thellë për familjarët e pacientës që humbi jetën gjatë ditës së djeshme.
Për arrestimin e dy kolegëve shprehim indinjatën dhe shqetësimin më të madh. Ata jo vetëm që janë mjek të nderuar por janë edhe mjaft të përkushtuar në punën e tyre. Polcia është nxituar me arrestimin e dy mjekëve dhe ne shprehim indinjatën e thellë me këtë vendim. Ata janë arrestuar pa dalë ende autopsia mjeko-ligjore. Ne nuk mbrojmë askënd që ka përgjegjësi ligjore, por ne jemi të shokuar nga arrestimi pa asnjë provë dhe fakt që vërteton fajësinë e tyre. Me keqardhje e themi se policia nuk është treguar e shpejtë kur janë dhunuar mjekët.

Bluzat e bardha të Elbasanit garantojnë gjithë qytetarët dhe pacientët se kemi bërë dhe do vijojmë të bëjmë më të mirën e mundshme. Kërkojmë nga Parlamenti shqiptarë që të ndryshojë ligjin që është në favor të bluzave të bardha. Nuk kemi bërë bojkotim të operacioneve por sensibilizim me kolegët tanë kemi bërë”, deklaroi mjeku.

Faxweb.al ka zbardhur përfundimet e autopsisë që iu nënshtrua 25-vjeçarja Rexhina Debrova, e cila humbi jetën pas një lindjeje me operacion në spitalin e Elbasanit mesditën e djeshme.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se vdekja pas lindjes cezeriane e 25 vjeçares ka ardhur nga Koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.

Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi KOAGULIMI është i rralle, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.

Kujtojmë se lidhur me këtë ngjarje të rëndë mbrëmjen e djeshme u bë shoqërimi dhe më pas arrestimi i dy mjekëve. (Lexo edhe ketu) 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestimi i mjekeveprotesta e mjekeve
Pas

I protestojnë poshtë zyrës, Blendi Klosi bën reagimin epik ndaj të rinjve (Video)

Para

Shpërthimet në Sri Lanka, qeveria bllokon Facebook, Instagram dhe Youtube

Para
Shpërthimet në Sri Lanka, qeveria bllokon Facebook, Instagram dhe Youtube

Shpërthimet në Sri Lanka, qeveria bllokon Facebook, Instagram dhe Youtube

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kievi dhe Moska bien dakord për një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës

Irani pranon dialogun me BE-në, SHBA do të ndjekë nga afër negociatat

Kundërshtime nga Spanja mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Izraeli godet dy të tretat e lançuesve raketorë iranianë, por konflikti me Iranin vazhdon i ndezur

Aksident në Malin e Dhëmbelit/ 68-vjeçari rrëshqet me kafshën e punës, plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

Media italiane për kampin e Gjadrit: Emigrantët kanë tentuar vetëvrasjen, Gjadri është hapësirë fantazëm

Putin i hapur për takim me Zelensky-n vetëm në “fazen përfundimtare” të negociatave për paqe

Tym në kabinën e pilotit, ulje emergjente e avionit Athinë–Riga

BE drejt riarmatimit: Marrëveshje për 1.5 miliardë euro investime në mbrojtje

Parada e Krenarisë në Budapest ndalohet nga policia hungareze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.