SPAK ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Gjatë ditës së sotme pritet që autoritetet italiane të bëjnë verifikimet e para për Llallën, i cili u arrestua tre ditë më parë nga Interpol në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime bëjnë me dije se Llalla ka aplikuar për azil politik në Itali, dhe nuk dihet nëse do të pranohet kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij.
Llalla është dënuar me 2 vite burg nga Apeli i Posaçëm për akuza që lidhen me fshehjen e të ardhurave dhe mosdeklarimin e pasurisë