Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në një dalje për mediat u pyet në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku në Itali me 20 kg kokainë.
Balla tha se ai nuk është më pjesë e PS ndërsa shtoi se përshëndesin veprimet e organeve të policisë dhe drejtësië.
Balla: Sa herë që ligji funksionon mbi këdo PS përshëndet veprimet e organeve të policisë e drejtësisë.
E ky qëndrim i qartë i yni që nuk bën dallim për askënd, këtu biem dakort që dhe në këtë rast qëndrimi yne eshte ligji duhet të godasë mbi këdo.
Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion e përfaqësim të PS është humbje kohe të diskutojmë për këtë cështje.