Pas arrestimit nga policia te te shume kerkuarit nga Shijaku Astrit Avdulaj, ka reaguar edhe Ministri i Brendshem Taulant Balla. Ne nje postim te tij ai shprehet se , “Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë📍Durrës, Forcës së Posaçme Operacionale dhe RENEA🙏 për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”.