12:25 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrestimi i avokatit Gjokutaj, reagon zyrtarisht Policia Tiranë: Ofendoi efektivët

10:17 | 18/12/2016
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i avokatit Gjokutaj, reagon zyrtarisht Policia Tiranë: Ofendoi efektivët

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme lidhur me arrestimin e një dite më parë të avokatit të njohur, Genc Gjokutaj. Në njoftim, ajo shprehet se avokati nuk i është bindur sinjalit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se pas ndalimit, 49-vjeçari Gjokutaj ka refuzuar testin e alkoolit dhe e ka ofenduar punonjësin. Policia shprehet se avokati i njohur drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit me aparatin drager.

Njoftimi zyrtar i Policisë Tiranë

Më datë 17.12.2016, u arrestua shtetasi:
– Genc Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.
Genc Gj. nuk ka pranuar t’i japë dokumentet punonjësit të policisë por ka filluar t’i ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.

Ky shtetas dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.

Etiketa: arrestimGenc Gjokutaj
Pas

U vihet zjarri plehrave, makina përfshihet nga flakët në Durrës (Video)

Para

560 milion lekë për strehimin social. Dokumentet e aplikimit që duhen paraqitur

Para
560 milion lekë për strehimin social. Dokumentet e aplikimit që duhen paraqitur

560 milion lekë për strehimin social. Dokumentet e aplikimit që duhen paraqitur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e diasporës, gara e hapur ende në 4 qarqe. “Luftë” për çdo zarf në Tiranë dhe Fier

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, uron Edi Ramën për fitoren: Rezultate mbresëlënëse, mezi pres të ju përgëzoj personalisht në Tiranë

Vrasësi serial i grave, Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

“Urime mik i dashur”, Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane

Krimi zgjedhor/ U ndalua për shit-blerje vote: GJKKO lë në ‘arrest në shtëpi’ babain e kandidates për deputete në Fier

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, për 34 nisi hetim ndërsa 7 janë arrestuar! 7 raste janë referuar në SPAK

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.