Kryeministri i Greqisë Mitsotakis ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, të cilin prokuroria e akuzon për shitblerje të votave.
Mitsotakis ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të burgosur, ndërsa është shprehur se Greqia nuk do të lejojë në asnjë rast shkeljen e të drejtave të komunitetit në Shqipëri.
“Informova Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke, Fredi Beleri, dy ditë përpara zgjedhjeve.
Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE-ja nuk do të pranojnë shkelje të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke”, lexohet në postimin e Mitsotakis në Facebook.