15:05 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i Breçanit/ Beqiri: Ky vend po bëhet një shtet i së drejtës! Softa: Operacione për t’u përshëndetur, por quhen të suksesshme kur…

16:07 | 21/11/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i Breçanit/ Beqiri: Ky vend po bëhet një shtet i së drejtës! Softa: Operacione për t’u përshëndetur, por quhen të suksesshme kur…

Arrestimi i Erzen Breçanit dhe urdhrat e arrestit të SPAK ndaj pjestarëve të një grupi kriminale që vepronte brenda dhe jashtë vendit ishin tema e sotme në Fax News me të ftuarit Idajet Beqiri dhe Fatjon Softa.

Për gazetarin Egon Loli ata komentuan aksionin e nisur nga SPAK. Falë përgjimeve të aplikacionit Sky-Ecc doli dhe emri i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kjo që po ndodh është në vazhdën e vendosjes së shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Idajet Beqiri: Kjo që ka ndodhur dhe ajo që dëgjoj është në vazhdën e asaj, që ky vend do të bëhet me një shtet të së drejtës. Ky vend do të bëhet shtet që nuk do varen institucionet nga politika dhe politika do të jetë jashtëzakonisht e trembur dhe e frikësuar dhe ka arsye që të jetë e frikësuar nga organet ligjzbatuese të këtij vendi, nga SPAK-u, nga prokuroritë e rretheve, nga gjykatat e rretheve dhe të tjera me rradhë.

Ndërsa eksperti Fatjon Softa në lidhje Skype tha se drejtësia vendoset atëherë kur personat nën hetim tregohen me fakte dhe me prova që janë fajtorë dhe më pas vihen pas hekurave. E rëndësishme është që paratë që këta njerëz kanë rrëmbyer qytetarëve shqiptarë, të rikthehen sërish në shërbime.

Fatjon Softa: Për sa i përket grupeve kriminale ka një protagonizëm, edhe për sa i përket politikës ka një protagonizëm sepse pas hekurave kemi disa persona që kanë qenë të paprekshëm deri dje. Kjo nuk do të thotë që t’i vësh prapa hekurave, drejtësi do të thotë të dalësh me prova dhe kur të dalësh me prova dhe të provosh fajësinë e tyre. Nuk mjafton vetëm futja në burg, duhet që edhe këto financa dhe këto pagesa që këta ia kanë rrëmbyer qytetarëve shqiptarë t’ia rikthejnë sërish qytetarëve shqiptarë. Kjo ende nuk ka ndodhur, jemi te pjesa e arrestimeve dhe dënimeve. Por nuk jemi tek pjesa që a do kthehen këto para tek publiku.

Këto operacione ku goditen edhe funksionar të lartë të policisë janë për t’u përshëndetur. Do quhen të suksesshme, duhet të jenë me fakte për ta dënuar me vendim gjykate, ose për ta liruar nëse faktet apo provat janë të pabaza.

Pas

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin takon trupat amerikane në Poloni

Para

“Flitet për 56 persona nën hetim”, Softa dhe Beqiri komentojnë urdhrat e arrestit nga SPAK: Drejtësia dhe policia janë të infektuar…

Para
“Flitet për 56 persona nën hetim”, Softa dhe Beqiri komentojnë urdhrat e arrestit nga SPAK: Drejtësia dhe policia janë të infektuar…

"Flitet për 56 persona nën hetim", Softa dhe Beqiri komentojnë urdhrat e arrestit nga SPAK: Drejtësia dhe policia janë të infektuar...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmeti në momentet e fundit të numërimit, PS-ja kryeson me diferencë të thellë votash

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ 17 në Klos, largohen komisionerët e PD! Pretendojnë se ka shkelje

“Mundësia” i merr një mandat PD në Tiranë, si paraqiten rezultatet deri tani

Gara e fortë për listën e hapur në Tiranë, emrat që po përplasen brenda PS dhe PD

Përfundon numërimi në Cërrik, Partia Socialiste fiton me diferencë të thellë ndaj PD

Dibër/Vijon numërimi në KZAZ-të e qarkut, PS në avantazh në të gjitha njësitë

Kryeministri poston foton, fjalimi i fitores në kompjuter: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse

Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Diaspora, kryesojnë socialistët/ Vijon me ritme të ulëta numërimi në Parkun Olimpik

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK sqaron si u kap duke blerë vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.