Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama anuloi takimet në Shkodër dhe u kthye në Tiranë, ndërsa tashmë Grupi Parlamentar i PS po zhvillon një mbledhje.
Deputetët socialistë, të cilët kanë mbërritur për të marrë pjesë në mbledhje janë pyetur nga gazetarët se çfarë mendojnë për arrestimin e Veliajt.
Thuajse të gjithë kanë zgjedhur të mos komentojnë, me përjashtim të Lavrim Krashit. I cili deklaroi se është i drejtësisë.
Keni një koment për arrestimin e Veliajt?
Krashi: Janë të drejtësisë, ç ‘koment kemi ne.
Po është i Partisë Socialiste?
Krashi: I kujtdo të jetë, i Shqipërisë është?