12:59 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i grupit të grabitësve laçjanë, policia jep detaje

15:54 | 14/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i grupit të grabitësve laçjanë, policia jep detaje

Pas arrestimit të 8 shqipëtarëve, 5 prej tyre në Francë dhe 3 të tjerë në Shqipëri, Policia e Shteti ka dhënë detaje për aktivitetin e tyre kriminal.

Sipas informacionit zyrtar nga policia për arrestimin e 8 shqipëtarëve janë vënë në lëvizje morrën pjesë rreth 40 xhandarë dhe policë francezë ndërsa në Shqipëri morën pjesë rreth 50 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Task – Forca “Anti – Skifter”.

Ndërkohë që 8 shqiptarëve I’u sekuestruan rreth 70 apartamenteve, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018 dhe vlera e mallrave të vjedhura, përfshirë bizhuteri, telefona dhe para kesh arrin 300.000 euro, 3 personat e arrestuar në Shqipëri janë lënë në ‘burg paafat’.

Ndërkaq grupi i kriminalizuarështë identifikuar dhe vënë në pranga pas marrjes nën hetim të një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit.

Informacion i plotë:

Operacion i koduar “AKUILA 2019”, zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë Franceze dhe organeve të drejtësisë franceze, i koordinuar nga Europol.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri.

Goditet dhe shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, ku përfunduan në pranga të gjithë anëtarët e këtij grupi kriminal.

Arrestohen 8 persona, nga këta 5 në Francë dhe 3 në Shqipëri.

Nëpërmjet ndërmjetësimit të oficerit ndërlidhës shqiptar të atashuar pranë zyrave qendrore të luftës kundër krimit shëtitës në Paris, u kryen shkëmbime informacionesh midis grupeve hetimore në Francë dhe zyrës së Task – Forcës “Anti – Skifter”, përgjegjës për të luftuar fenomenin e kriminalitetit shëtitës shqiptar në Shqipëri, për një grup  që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe lokaleve.

Falë Europol-it dhe në kuadër të projektit “Specter”, të financuar nga Bashkimi Europian, oficerët e Policisë Gjyqësore shqiptare morën pjesë në një takim të përbashkët me oficerët francezë në ambientet e zyrës qendrore te luftës kundër krimit shëtitës në Paris, ku u prezantuan detaje në lidhje me hetimet e kryera dhe ecurinë e mëtejshme të hetimeve.

Gjatë operacionit të zhvilluar u arrestuan 7 persona, nga këta 4 në Francë. Janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku morën pjesë rreth 40 xhandarë dhe policë francezë. 3 persona të tjerë u arrestuan në Shqipëri, ku morën pjesë rreth 50 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Task – Forca “Anti – Skifter”. Personi i tetë është arrestuar dy ditë më vonë në Francë.

Kontrollet e kryera bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në veçanti në Shqipëri, të disa objekteve të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë bizhuteri të identifikuara me ndihmën e hetuesve francezë.

Pas marrjes nën hetim dhe arrestimit të tyre, të tre personat e ndaluar në Shqipëri, me vendim të Gjykatës së krimeve të Rënda të Tiranës u lanë me masë sigurie “burg pa afat”.

Si rezultat i marrjes nën hetim të një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit, u bë i mundur identifikimi, goditja dhe shkatërrimi tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal.

Ky operacion i kryer njëkohësisht në Francë dhe Shqipëri, në fushën e vjedhjeve të banesave të kryera në seri, erdhi si rezultat i një bashkëpunimi dhe hetimi të mirëorganizuar mes forcave policore dhe agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, si edhe falë krijimit të Task – Forcës “Anti – Skifter”.

Ky operacion nuk është i pari, pasi janë zhvilluar edhe dy operacione të tjera me organet ligjzbatuese të Francës dhe Task-Forcës “Anti-Skifter”.

Etiketa: bashkepunim mes policise franceze dhe shqiptareFrancegrupi i grabitesve lacjanshqiperi
Pas

Sali Berisha i shkruan Ramës: Edvin hiqi vizat, kthjellohu për një moment!

Para

”Zgjedhjet nuk shtyhen, nuk e shkel Kushtetutën”, Manjani rikujton precedentin: Ou! Po në 2007-tën?!

Para
“E paimagjinueshme, Edi Rama shkel haptazi Kushtetutën”. Manjani skanon ligjin për…

''Zgjedhjet nuk shtyhen, nuk e shkel Kushtetutën", Manjani rikujton precedentin: Ou! Po në 2007-tën?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kampionati Europian U17 në Shqipëri, Duka mesazh përpara startit të kompeticionit: Le të kthehet në një festë të vërtetë

Lajm i fundit/ Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, Zegjine Çaushi ndjek numërimin në Parkun Olimpik/ Në avantazh me 190 vota përballë rivales brenda PS

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme

Biden diagnostikohet me kancer agresiv në prostatë, mjeku: Është përhapur në kocka, nuk kurohet

“Shkurtime dhe mungesë fondesh”, OBSH në vështirësi përballë sfidave shëndetësore

Trafik i rënduar në Tiranë, ambulanca e bllokuar

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.