Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas reagimit të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës. Ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzën e 3 veprave penale, të shpërdorimit të detyrës, të pastrimit të parave dhe të korrupsionit.
Yuri Kim me anë të një posti në Twitter, ka shkruar se askush nuk mund t’i fshihet ligjit dhe shtoi se Reforma në Drejtësi.
Postimi i Plotë nga Yuri Kim:
Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.
SPAK actions, especially this week, show that no one is above the law. You can run, but you cannot hide from the law anymore. Justice reform is producing concrete results.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 14, 2021