Ministrit i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për kapjen dhe arrestimin e të shumëkërkuarit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë.
Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në dhjetor 2022, nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, i cili u vra në një shpërthim me bombë në Tiranë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin. Ai akuzohet edhe për disa ngjarje të tjera kriminale.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri.