Mbrëmjen e djeshme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e ish- kompleksit Partizani. Nga ana tjetër është ndaluar lëvizja jashtë Shqipërisë e ish Kryeministrit Sali Berisha.
Për Fax News kanë dhëne mendimin e tyre dy avokatet Gylsen Zhllima dhe Altin Goxhaj, ku të dy ndajnë mendimin se ky veprim është politik dhe jo juridik.
Gylsen Zhllima nga ana tij ka konsideruar këtë ngjarje si mungesë serioziteti, duke kërkuar faktim të ngjarjes:
“Nëse duhet te bëjmë drejtësi duhet që teoria dhe praktika të kenë një kuptim dhe kjo në Shqipëri nuk ndodh.
Organi procedues është pushteti 3-të dhe legjislativi qe është deputeti dhe është i pari në radhë.
Pra kontrolli dhe verifikimi se kush vendos sipas ligjit duhet të jetë në përputhje.
Le të tregojnë se si është e vërteta me fakte dhe jo veprime te nxituara.
Pushteti gjyqësor s’duhet te futet te legjislativi dhe ekzekutivi, sepse janë pushtete të ndara.”
Nga ana tjetër duket se edhe Avokati Altin Goxhaj ndan të njëjtin mendim në lidhje me arrestimin e Malltezit dhe ndalimit të Sali Berishës që të dali jashtë vendit tonë.
“Duket dosje politike dhe jo juridike. T’i marrësh pasaportën Sali Berishës është absurde.
T’ja marrësh pasaportën Sali Berishës është t’i mohosh identitetin kombëtar.
Është i dyti në Shqipëri pas Ramës. Është akt politik dhe jo juridik.
I heq thjeshtë të drejtën për kontakt ndërkombëtar.
Prokuroria se ka problemin se do iki Sali Berisha nga Shqipëria, ata shqetësohen se nuk po iken, jo se ikën”