Pas Elbasanit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, janë duke zhvilluar një operacion për kapjen e personave në kërkim në Tiranë.
Nuk dihet nëse ka informacion për vendodhjen e këtyre personave apo jo. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ka informacioni për vendodhjen e personave të shpallur në kërkim në saj të operacionit ‘Golden Bullet’.
Nuk është hera e parë që forcat RENEA dalin në terren për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Ky operacion vjen disa ditë pasi kryqyteti është trondit nga ngjarje të rënda kriminale.
Pritet që në vijim policia të japë detaje për operacioionin, dhe ku është targeti i tij.