Arrestimi i Sait Dollapit dhe dhuna policore ndaj qytetarëve gjatë protestës së ditës së sotme ka ‘detyruar’ drejtuesit e Partisë Demokratike të thërrasin një mbledhje urgjente në selinë e PD-së.
Në këtë takim që do të mbahet në minutat e para të së dielës janë thirrur anëtarë të Kryesisë së PD-së, Grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve.
Protesta e 11 majit e opozitës së bashkuar është shoqëruar me disa incidente, ku më të rëndat ishin zjarrvënia e derës kryesore të Kryeministrisë, plagosja e 13 policëve dhe disa protestuesve si dhe arrestimi i sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapit (lexo ketu).