Një nga këngëtarët më të përfolur në vend për shkak të problemeve me policinë, Erkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka rënë sërish në pranga.
Burime nga policia bëjnë me dije, se arrestimi i Stresit ka ardhur pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Mësohet se Stresi është arrestuar pas një kontrolli të ushtruar në një hotel në Linzë, ndërsa burime thonë se i është gjetur edhe një sasi kokaine, ndonëse nuk dihet se e kujt mund të jetë.
Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, lidhur me detajet e arrestimit, ndërkohë që bëhet me dije se ai është dërguar në paraburgimin e komisariatit numër 4 në kryeqytet.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi vihet në pranga.
(B.B/ Faxweb.al)