Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e ish krybashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Mësohet se kanë qenë disa banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 2019, që kanë bërë kallëzim ndaj Dakos.
Leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në shtator të vitit 2011. Ndërsa Dako ka dhënë leje për ndërtimin e 4 kateve shtesë të pallatit.
Ata kanë bërë kallëzim ndaj Dakos, kryetares aktuale të bashkisë Emiriaana Sako, Adhurim Qehajajt, Drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit dhe për disa zyratë të tjerë të kësaj bashkie.
Burime bëjnë me dije se hetimi për shkeljet ka nisur rreth 1 vit më parë dhe Vangjush Dako është thirrur në SPAK në mars 2023 lidhur me këtë dosje. Ndërsa ditët e fundit janë marrë në pyetje edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion.