Ne korrik të vitit 2023 denoncuesi I cili çoi pas hekurave kryebashkiakun Veliaj I njohur si Nesti Angoni duket që ka hapur “kutinë e pandorës” per Veliajn dhe familjarët e tij por duke mos lënë pas dhe disa nga biznesmenët të cilët përfituan nga pushteti.
Marrdhënia e Veliajt me pronarin e kompanisë “AGI CONS” I ka fillimet e hershme që prej kohës kur Veliaj u emërua Ministër I Punës dhe asokohe I bleu një shtëpi në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit” në pronësi të Genti Sulës. Rezulton se pas marrjes së banesës ka qënë momënti që Veliaj ti kthejë nderin biznesmenit duke I emëruar bashkëshorten e tij si zv/Ministre tek Ministria ku Veliaj ishte titulluar.
LEXO EDHE : Dosja e Veliajt/ Si kryebashkiaku dhe bashkëshortja gjeneruan 1.1 miliardë lekë
E ndërsa marrëdhënia mes tyre forcohej shoqëria “AGI CONS” ndër vite ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë si shkollën tek ish Sheshi Shqiponja, Parku Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e ri, Godina tek Universiteti Bujqësor dhe tani flitet për Teatrin Kombëtar. Ndërsa aktualisht Veliaj posedon dhe 3 vila në Qerret të Kavajës të ndërtuara po nga Genti Sula që sipas dosjes së SPAK denoncuesi Nesti Angoni pretendon se shuma e tyre arrin deri në 500.000 euro.
Të gjitha këto, vijon kallëzuesi, të shtyjnë të mendosh se ku i gjeti shtetasi Erion Velaj mundësitë financiare dhe nëse ekzistojnë dokumente të blerjeve, pagesa bankare etj. Me administrimin e kallëzimit pranë Prokurorisë së Posaçme, nga ana e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kryer disa verifikime paraprake, të cilat konsistojnë fillimisht në sigurimin e të dhënave për kallëzuesin, shtetasin e identifikuar si Nesti Angoni. Nga rezultatet konstatohet se nuk ekzistojnë të dhëna për këtë shtetas.