SPAK ka marrë një tjetër vendim në kuadër të hetimeve për korrupsionin në nivele të larta. Fatmir Bektashi, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk, është vendosur nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Bektashi është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, vepër e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Ky vendim vjen si pjesë e hetimeve të SPAK për aferat korruptive që përfshijnë bizneset dhe pushtetarët, ndërsa pritet të zbardhen detaje të mëtejshme mbi çështjen.