03:47 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i Xhulia Aliajt, ish-bashkëshortja e Çuçit përplaset me Dom Gjergj Metën: Edhe New York-u kërkoi dënime me burg për lajmet e rreme

15:53 | 30/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i Xhulia Aliajt, ish-bashkëshortja e Çuçit përplaset me Dom Gjergj Metën: Edhe New York-u kërkoi dënime me burg për lajmet e rreme

Arrestimi i Xhulia Aliajt për përhapje të panikut pas tërmetit në rrjetet sociale ka shkaktuar një përplasje mes Dom Gjergj Metës dhe Delina Ficos, ish-bashkëshortja e ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi. Në “Facebook”, Dom Gjergj Meta dënoi prangosjen e të resë dhe e quajti veprimin e policisë si të nxituar.

“Arrestimi i vajzës nga Durrësi, Xhulia Aliaj, më duket një veprim i nxituar nga ana e policisë dhe i shproporcionuar në krahasim me një status në fb. Një arrestim i tillë do të ishte absurd në çdo vend demokratik. Jam i bindur se vajza duhet të lirohet menjëherë”, tha Dom Gjergj Meta.

Por një mendim krejt ndryshe nga Dom Gjergj Meta për këtë rast ndan Delina Fico. Sipas saj, Shqipëria po ndjek shembullin e shtetit të New York-ut në shtator të 2011, i cili po ashtu paralajmëroi dënime me burg për këdo që përhap lajme të rreme.

“Në 12 shtator, një ditë pas 11 shtatorit 2001, shteti i Nju Jorkut shpalli se do të dënonte me burg ata që përhapnin alarme të rrema. E di, sepse jetoja e punoja në Manhattan në atë kohë. Përhapja e panikut mund të sjellë pasoja vdekje-prurëse”, u shpreh Delina Fico në rrjetet sociale.

Pas kundërpërgjigjes së ish-gruas së Çuçit, Dom Gjergj Meta ka preferuar të heshtë për të mos vijuar më tej debatin. Por ka nga ata qytetarë që shfaqen të revoltuar me Delina Ficon.

Kujtojmë që e reja Xhulia Aliaj u arrestua pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama se do të ndëshkonte këdo që përhap panik dhe lajme të rreme në rrjetet sociale. Në fakt, Aliaj kishte shpërndarë në “Facebook” një shkrim të një gazete të Vatikanit dhe pas tij kërkonte nga qeveria që të vlerësonte gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: bashkeshortja e cucitdelina ficoDom Gjergj Metaperplasenxhulia aliaj
Pas

“Do ju arrestojmë na thotë Policia”, flasin banorët në Durrës: Po zihen njerëzit me grushta (VIDEO)

Para

“Caritas” jep alarmin: Situata në Shqipëri, më keq nga sa mendohej

Para
“Caritas” jep alarmin: Situata në Shqipëri, më keq nga sa mendohej

“Caritas” jep alarmin: Situata në Shqipëri, më keq nga sa mendohej

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.