Ish-deputeti Edi Paloka ka reaguar lidhur me situatën mjaft të ndezur në vend duke thënë se me edi Ramën kryeministër, nuk do të ketë paqe në Shqipëri.
PAloka theksoi gjatë një deklarate për mediat, se çdo deklaratë e Ramës dhe e Lleshajt se zgjedhjet do të mbahen me datën 30 Qershor, është një sghkelje e ligjit.
“Dekreti i Presidentit është në përputhje me Kushtetutën dhe është botuar në “Fletorëen zyrtare”. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po e përdorin si bandë Policinë që sillen si banditë ndaj qytetarëve. Qytëetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin nga Edi Rama dhe mbetja e tij Sadiste, Sandër Lleshaj, është e paligjshme.
Krim kryen kushdo që kryen zgjedhje të kundraligjshme. Edi Rama është mbetja e vetme me të cilin Shqipëria nuk do të gjejë paqen por që vendi nuk mund ta arrijë dot këtë pa largimin e tij. Vetvendosim për kauzën tonë, për Shqipërinë si gjithë Europa, të Premten në orën 20:00 të gjithë bashkë për t’ju dhënë shqiptarëve atë që meritojnë”, tha ndër të tjera Paloka nga selia e PD-së.
(F.GJ/FAXWEB.AL)