14:16 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi natën i protestuesve të Kukësit, Avokatja e Popullit: Nuk e konsideroj të paligjshëm, ja cila ishte shkelja e rëndë

21:36 | 22/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi natën i protestuesve të Kukësit, Avokatja e Popullit: Nuk e konsideroj të paligjshëm, ja cila ishte shkelja e rëndë

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ftuar në ‘Fax News’ ka folur edhe për protestën e Kukësit dhe problemet që ka konstatuar institucioni i Avokatit të Popullit për këtë rast.

Erinda Ballanca deklaroi se është bërë një raport i detajuar për këtë ngjarje dhe institucioni që drejton ka përshkruar në raport çdo detaj.

Ajo deklaroi se në lidhje me çështjet e tubimit dhe protestave policia e Kukësit nuk ka zbatuar me përpikmëri ligjin pasi organizatorëve të protestës u është kthyer përgjigje me vonesë.

“Ligji nuk ka ndryshuar në shumë vite dhe nuk thotë se qytetarët duhet të marrin leje. Ligji thotë se duhet njoftuar policia në momentin e bërjes së protestës duke i bërë me dije disa elementë, në mënyrë që policia të garantojë të drejtën e protestës, por fakti që drejtori i policisë së Kukësit ka kthyer një përgjigije tej afateve ligjore dhe ka thënë se nuk miratonte lejen, në gjykimin tonë është në shkelje të kompetencave që ai ka sepse nuk e ka këtë kompetencë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse ishte shkelur ligji pasi arrestimet e kuksianëve ishin bërë natën, Ballanca deklaroi se nuk është shkelur ligji pasi ndalohet kontrolli i banesës dhe jo arrestimi i personave.

“Institucioni i Avokatit të Popullit nuk konsideron arrestimin gjatë orëve të natëes si të paligjshëm, sepse ligji nuk e ndalon. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që të ndalohet arrestimi, gjatë këtyre orëve, ajo që ndalohet, përjashtimisht mund të lejohet, është kontrolli i banesës nga ora 10 e darkës deri në 7 të mëngjesit. Ne nuk kemi pasur kontrolle banese. Ne kemi kërkuar që të mos ketë arrestime gjatë natës pavarësisht se nuk e ndalon ligji në mënyrë që të mos krijohet gjendje terrori. Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë por kërkesa nuk është e argumentuar”, deklaroi Erinda Ballanca.

Avokatja e Popullit deklaroi se ndonëse këta qytetarë janë ndaluar bazë ligjit nuk është zbatuar procedura pasi nuk i kanë dërguar për vlerësim në gjykatë urdhrat e tyre të ndalimit brenda afatit 48 orëve të parashikuar nga ligji duke shkelur të drejtat të njeriut.

“Kjo është një shkelje shmë e rëndë e të drejtave të njeriut”, u shpreh ajo ndër të tjera. (B.H/Faxweb)

Etiketa: arrestimi i protestueve kuksianeErinda Ballanca
Pas

Dashamir Shehi: Duhet të protestojmë jo për Bashën kryeministër, nuk ka për t’u bërë…

Para

Ja si renditet Shqipëria dhe Kosova nga agjencitë e guidave turistike

Para
Ja si renditet Shqipëria dhe Kosova nga agjencitë e guidave turistike

Ja si renditet Shqipëria dhe Kosova nga agjencitë e guidave turistike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.