04:39 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohen 11 persona në Tiranë, mes tyre edhe pronarin e lokalit

14:38 | 12/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohen 11 persona në Tiranë, mes tyre edhe pronarin e lokalit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona, në kuadër të operacionit “Poker”, mes tyre dhe pronarin e lokalit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”.

Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit të sotëm u kapën dhe u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:

Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi H. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.

Nisur nga informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Haxhi Kika”, në ambientet e një lokali me pronar shtetasin H. T., ushtrohej veprimtari e kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe se ky shtetas kishte venë në dispozicion të kësaj veprimtarie ambientet e lokalit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan operacionin dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në orën 00:30, të datës 12.02.2020 kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur, të cilët po ushtronin aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim.

Pas

“A u diskutua për qeveri tranzitore?” Gjiknuri u përgjigjet gazetarëve: Ato që nuk janë arritur në rrugë me “luftë”, nuk mund ti marrësh në tavolinë

Para

U përplas në Kuvend me Lleshajn, Maliqi: Si gënjeu ministri për gazin lotsjellës, bandat i ka luftuar vetëm një ministër (Emri)

Para
U përplas në Kuvend me Lleshajn, Maliqi: Si gënjeu ministri për gazin lotsjellës, bandat i ka luftuar vetëm një ministër (Emri)

U përplas në Kuvend me Lleshajn, Maliqi: Si gënjeu ministri për gazin lotsjellës, bandat i ka luftuar vetëm një ministër (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.