Tiranë/Vihen në pranga 11 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
– V. K., 19 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një dorezë metalike (përforcues grushti);
– E. G., 23 vjeç, banues në Çorovodë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;
– U. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– B. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
– E. H., 33 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arestuan shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Borizanë, dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit A. H., 32 vjeç, O. H., 31 vjeç, I. K., 18 vjeç, dhe A. H., 19 vjeç. Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve I. K., 18 vjeç dhe A. H., 19 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Ditën e djeshme, në Fushë Krujë, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit O. H. dhe A. H., dhe ky i fundit ka bërë kallzim ndaj shtetasit O. H. Pas kallëzimit, shtetasi B. H. (babai i shtetasit O. H.), ka kanosur shtetasin A. H. (vëllai i kallëzuesit), për të tërhequr kallëzimin.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan një 17-vjeçar, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– Sh. K., 47 vjeç, banues në Domje, Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Kavajës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. M., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– M. A., 29 vjeç, banues në Itali dhe H. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.