19:15 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kalonin ilegalisht shqiptarët me pasaporta serbe, arrestohet polici i Kapshticës dhe 2 të tjerë (VIDEO)

09:21 | 22/01/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kalonin ilegalisht shqiptarët me pasaporta serbe, arrestohet polici i Kapshticës dhe 2 të tjerë (VIDEO)

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona të tjerë për falsifikim dokumentesh në kuadër të operacionit “Falsifikuesit”. Të arrestuarit përdornin pasaporta serbe dhe shqiptare për të ndihmuar që të kalonin kufirin persona të ndryshëm.   Të arrestuarit Ilia Çipo, Lefter Bardho dhe Marsel Miço akuzohen për  “Shpërdorim Detyre”  dhe “Falsifikim të Dokumentave”.  Arrestimi i tyre u krye në pikën Doganore të Kapshticës në bazë të urdhrit të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës bazuar në një punë hetimore.  47-vjeçari Lefter Bardho është punonjës i policisë Korçë.

Detaje:

Policia Kufitare e Korçës dhe SHÇBA arrestuan 3 persona, njëri prej të cilëve punonjës i policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Falsifikuesit”. Ata akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim të detyrës”. Arrestimi i tyre u krye në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në bazë të urdhrit të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës, bazuar në një punë hetimore në bashkëpunim mes organeve ligjzbatuese.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë:

– Marsel Miço, 38 vjeç, banues në Korçë

– Ilia Çipi, 46 vjeç, banues në Korçë, mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SHÇBA e Korçës ka vënë në pranga punonjësin e Policisë:

– Lefter Bardho, 47 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në PKK Kapshticë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndihmuar disa persona për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, duke përdorur pasaporta shqiptare dhe serbe si dhe në bazë të ngjashmërisë fizike, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Gjatë këtij operacioni janë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 9 pasaporta biometrike shqiptare.

– 1 pasaportë biometrike serbe.

– 4 aparate telefoni celular.

– 2 automjete “Mercedes benz” me targa AA748OG dhe AA361NY. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme dhe për zbulimin e lidhjeve të mundshme këtij grupi kriminal. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: 3 personaarrestimKorçe
Pas

Yjet botërorë që injoruan inagurimin e Trump-it në rrjetet sociale (FOTO)

Para

Transportonte 43 kg kanabis, arrestohet në Lushnjë trafikanti nga Vlora

Para
Transportonte 43 kg kanabis, arrestohet në Lushnjë trafikanti nga Vlora

Transportonte 43 kg kanabis, arrestohet në Lushnjë trafikanti nga Vlora

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari gjerman nga Shtëpia e Bardhë: Trump është personi kyç për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Ja se si mund ta bëjë

Lufta në Ukrainë/ Trump: Përgjigja e Putinit ndaj sulmit në aeroportet ruse nuk do të jetë e mirë, ka urrejtje mes palëve

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

U kap me 46 kg kanabis në valixhe, 21-vjeçarja britanike rrezikon 25 vitë në burg

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, Hasani: Shqipëria, në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Francë/ Kapet furgoni i ardhur nga Spanja me 3 lloj drogrash në sasi 82 kg, në pranga shqiptari

Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.