Policia irlandeze ka arrestuar 2 shqiptarë të cilët ishin të afërm me njëri-tjetrin për ngjarje të kryera prej tyre në këtë shtet.
Ende emrat e tyre nuk janë bërë të ditur ndërsa mediat flasin për dypersona që drejtojnë një bandë të madhe droge por edhe metrafikun e qënieve njerëzore.
Mësohet se ata po përdornin përfitimet nga aktivitetet e tyre kriminale për të krijuar një gamë të gjerë biznesesh të ligjshme, përfshirë bizneset motorike dhe restorantet.
Policia sekuestroi objekte në pronësi të tyrë ku përfshihej një godinë banimi në Dublin 15, një lokal i biznesit në Dublin 15 dhe një tjetër në Ëickloë, dhe dy ambiente profesionale në Dublin 15 dhe Dublin 2 .
Rreth 12,000 dollarë dhe 10,000 € në para, dokumente financiare dhe pajisje elektronike ishin gjithashtu midis sendeve të sekuestruara.
Gjithashtu edhe mbi 190,000 € të mbajtura në llogari financiare janë ngrirë nga autoritetet nën Seksionin 17 (2) të Drejtësisë Penale, Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
Të gjitha kontrollet u kryen nën urdhërat e CAB, Seksioni 14 i Ligjit të Byrosë Pasurive Kriminale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post