Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Shkodër të cilët ishin dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se personat e ndaluar janë Pëllumb Shpati 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Shkodër dhe Gjin Lushi, 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër.
Gjithashtu pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i një shtetasi tjetër ku të njëjtat burime thonë se është Flamur Maliqi 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë’’
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapen dy shtetas të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u kapën dhe u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim:
- Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle,
Gj. L., 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër
Kapja dhe ndalimi i shtetasit P. Sh., u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal
Kapja dhe ndalimi i shtetasit Gj. L., u bë pasi, më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
- M., 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë’’, parashikuar nga neni 390/1 i Kodit Penal të Kosovës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)