08:30 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim në Lezhë, pranga dhe 2 të tjerëve për drogë dhe armë

10:30 | 15/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim në Lezhë, pranga dhe 2 të tjerëve për drogë dhe armë

Policia e Shtetit pas disa kontrolleve të ushtruara në zonën e Lezhës ka sekuestruar armë dhe drogë, ndërsa ka vënë në pranga dy persona. Po ashtu Policia ka ndaluar 3 shtetas të dënuar e masë sigurie ” Arrest me burg” që ishin në kërkim prej disa kohësh.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Bloë Mini” dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”

– Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje. Vepra penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”

Gjithashtu, falë një pune operative dhe profesionale të mirëorganizuar, u ndaluan shtetasit në kërkim:

– Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi  Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale ” Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes” dhe ” Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit” . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

– Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi  Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar  për veprën penale ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  nga forcat policore të Kurbinit.

– Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin  ka caktuar  ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike”

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Tronditet qeveria e Theresa May, jep dorëheqjen sekretari i BREXIT

Para

E kishte të ndaluar nga ligji në Itali, 62-vjeçarja bëhet nënë falë Shqipërisë (Historia e pabesueshme)

Para
Dërgojnë foshnjën në spital, mjekët zbulojnë shenja dhune, shqiptari rreh gruan

E kishte të ndaluar nga ligji në Itali, 62-vjeçarja bëhet nënë falë Shqipërisë (Historia e pabesueshme)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Harta e divorceve, shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.