Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm është bërë arrëstimi i 3 punonjësve të sigurisë portuale të Portit të Durrësit. Arrestimi i këtyre personave është bërë me kërkesë të prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Burime bëjnë me dije për Fax News se këta tre punonjës me në krye shefin e turnit kanë pasur telefonat në pergjim dhe shkak i këtij arrëstimi ka qënë një kontenier droge që ka kaluar në portin e Durrësit.
Gjithashtu mësohet që të arrestuarve u është bërë dhe kontroll në shtëpitë e tyre.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për arrestimin, dhe nuk dihen ende identitetet e tre punonjësve të portit.