Policia italiane ka vënë në pranga 5 persona nga të cilët 3 jnë shqiptarë për pasi akuzohen për përdhunimin e 4 vajzave minoprene të cilat janë mbajtur të mbyllura për rreth tre orë.
Ngjarja ka ndodhur korrikun e vitit të kaluar dhe u zhvillua në banesën e njërit prej të arrestuarve në zonën Canturino, ku pesë miqtë, tre prej të cilëve shqiptarë dhe dy marokenë, kishin ftuar 4 vajzat e mitura italiane.
Të arrestuarit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, i kishin mbyllur më pas minorenet në një dhomë dhe i kanë mbajtur aty për tre orë nën kërcënimin se do ti hidhnin nga dritarja.
Akuzat e ngritura ndaj tyre janë dhunë seksuale në grup dhe lëndim dhe rrëmbim personi, ndërsa mbi dy minorenët do të rëndojnë edhe akuzat për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)