Në operacionet kundër organizatës terroriste DAESH në Stamboll janë arrestuar 36 të dyshuar, raporton Anadolu Agency.
Sipas policisë u nis një operacion kundër pesë personave për të cilët është konfirmuar se kanë marrë pjesë në luftimet jashtë vendit në Irak dhe Siri për të luftuar në anën e DEASH-it.
Në të njëjtën kohë, janë kryer operacionet në 15 adresa në Stamboll, ku përveç pesë personave, u arrestuan edhe 31 të huaj.
Është konfiskuar një numër i madh dokumentesh dhe materiale digjitale. (J.V/Shuplaka)