Autoritetet australiane kanë ndaluar në kohë një komplot terrorist të dyshuar për të rrëzuar një aeroplan. Në prangat e policisë kanë rënë 4 persona si të dyshuar si terroristë në Sidnei.
Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, njoftoi se autoritetet kanë sekuestruar disa materiale që mund të ishin përdorur për të bërë një pajisje shpërthyese, me qëllim hedhjen në erë të një avioni.
Kryeministri Turnbull tha se ishin shtuar masat e sigurisë në të gjitha aeroportet e vendit. Sipas policisë australiane tha se katër personat e arrestuar ishin frymëzuar nga militantët e ISIS-it. (J.V/Shuplaka)