14:43 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Tiranë, sekuestrohen armë, automjete dhe kokainë (EMRAT)

12:07 | 19/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohen 5 persona në Tiranë, sekuestrohen armë, automjete dhe kokainë (EMRAT)

Foto ilustruese

Policia ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë zjarri pistoletë, automatikë, krehëra, disa fishekë, automjet, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe Kokainë.

Ndërkohë janë arrestuar dhe disa persona.

Njoftimi i plotë:

Tiranë – Forca e Ligjit në Territor.

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri pistoletë, automatikë, krehëra, disa fishekë, automjet, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe Kokainë.

Në vijim të zbatimit të Forcës së Ligjit në territor, Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim dhe me shërbimet e tjera të D.V.P. Tiranë kanë ushtruar kontrolle në lokale, ambiente, banesa dhe në akset rrugore të kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që posedojnë sende apo lëndë të kundraligjshme.

Gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Premtim Qendro, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 61 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa dhe një thikë.

– Baftjar Selimi, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Pitall, në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua 2 kg e 147 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Ferit Xhani, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pjetër Budi”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 16 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Gerli Prifti, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pandi Dardha” iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Juljan Shullazi, 27 vjeç, banues në Vorë, pasi në Fushë-Prezë gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Iu bllokua dhe mjeti në cilësinë e provës materiale.

Si dhe u shpall në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi :

– A. H., 39 vjeç, banues në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik dhe një krehër me sasi fishekësh.

Forca e Ligjit në Territor do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: 5 personaarrestimJULIAN SHULLAZItirane
Pas

6 mijë euro para nga trafikimi i kokainës, arrestohen në flagrancë dy vëllezërit shqiptarë (Detaje)

Para

Blogeri i njohur viziton Shqipërinë, çuditet nga numri i madh i kafeneve (Video)

Para
Blogeri i njohur viziton Shqipërinë, çuditet nga numri i madh i kafeneve (Video)

Blogeri i njohur viziton Shqipërinë, çuditet nga numri i madh i kafeneve (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.