Nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, bëhet me dije se janë arrestuar 8 punonjës të administratës mes të cilëve edhe 2 gazetarë.
Burime bëjnë me dije se dy gazetarët e arrestuar punonin në Tiranë ndërkohë që operacioni ka filluar që në mëngjesin e e ditës së sotme.
Ashtu siç e paralajmëroi mëngjesin e sotëm dhe Faxweb.al, forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar sot një superaksion në qytetin e Elbasanit, ku janë kryer dhe disa shoqërime në mesin të cilëve edhe anëtarë të fisit Çapja.
Forcat RENEA rrethuan të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti “Univers” në pronësi të familjes Çapja dhe ushtruan kontrolle në të gjitha ambientet e resortit.
Ndërkohë që burime për Faxweb,al bënë me dije gjatë paradites së sotme se janë 50 persona të shoqëruar, ku të paktën për 7 prej tyre pritej arrestimi. Mes të shoqëruarve janë nga fisi Capja. Kontrollet janë kryer vetëm nga forcat e ardhur nga Tirana në mënyrë që të mos dekonspirohej si aksion sikurse ka ndodhur me herët.
Një prej të shoqëruarve është dhe Ardjan Çapja, ndaj të cilit janë kryer më herët dhe disa atentate.
Çapja është person me precendet pasi dyshohet se kasulmuar policinë, që e vzhgonte disa vite më parë. Asokohe ai do të arrestohej bashkë me Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën, por më pas është lënë i lirë.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se ky aksion lidhet me një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë në godinën e Bashkisë së Elbasanit, ku një person u pikas duke kryer veprime të dyshimta. Ai nuk iu bind urdhërave të policisë, të cilët u detyruan që të qëllonin më pas në ajër. (lexo edhe ketu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)