Një bandë kriminale e përbërë nga 8 shqiptarë të Kosovës dhe disa italianë, kanë rënë në pranga mbrëmjen që lamë pas, nga policia italiane.
Arrestimi i tyre u bë pasi ky grup kontrabandonte armë ushtarake, bënin riciklim diamantesh dhe ari, si dhe trafikonin njerëz nga Ballkani në Zvicër, në mënyrë të paligjëshme.
Media italiane Palermo , raporton se kjo bandë ishte e lidhur ngusht me Cosa Nostra në Itali dhe UÇK-në, në Kosovë.
Po ashtu janë bërë publike fotot si dhe emrat të cilët janë shkatërruar mbremjen që lamë pas.
Nga burimet e policisë bëhet me dije se janë arrestuar 17 persona, me lidhje të fort në Italia dhe Kosovë. Banda vepronte mes Palermos, Como, Varese, Milano, Trieste, Luzern.
Ata kishin kontakte me Cosa Nostra dhe UÇK-në për trafikun e armëve.
Sipas prokuroreve të dyja organizatat vepronin në fusha të ndryshme, një ishte ekskluzivisht për transportin e emigranteve kosovarë në Zvicër në sajë të një rrjeti kontaktesh dhe bashkëpunëtorëve italiane, ndërsa i dyti, shumë më i strukturuar, merrej me trafikimin e armëve dhe cigareve nga Kosova në Palermo, riciklimin e diamante dhe ari dhe gjithashtu ndihmonin ne emigracionin e paligjshëm.
Në krye të këtij rrjeti ishte Fatmir Ljatifi, banor i provincës Bolognetta në Palermo, Giuseppe Giangrosso dhe Driton Rexhepi, i cili jeton në provincën e Sondrio.
Të arrestuarit janë Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Titian Moreno Mapelli, Ibrahim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Xhaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriel Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani.
(E.V/Faxweb.al)